Përndjekja është një nga krimet më të zakonshme ndaj grave, e numri më i madh i viktimave tëpërndjekjes e njeh përndjekësin. Nëse dyshon se je viktimë e përndjekjes, na shkruaj përmesopsionit chat dhe do të mësosh gjithçka për të drejtat tua. Ne do t’i tregojmë hapat e mëtejshëm,apo do të të referojmë organizatave dhe institucioneve të tjera që mund të të ndihmojnë.
Ne jemi këtu për të të fuqizuar dhe mbështetur! Kontakto përmes opsionit të chat-it.
Shërbimi online për viktimat e përndjekjes ka një operator të trajnuar, kompetent dhe me njohuri të specializuara në fushën e dhunës me bazë gjinore dhe të drejtave të njeriut të grave. Operatori vepron në mënyrë të tillë që të mos cenojë integritetin dhe autonominë e viktimës. Të gjitha veprimet ndërmerren me pëlqimin e viktimës. Viktimës i garantohet anonimiteti, konfidencialiteti, qasja e bazuar në gjini. Operatori ka për detyrë të fuqizojë viktimën, të shërbejë nevojat e saj akute dhe ta ndihmojë atë të rimarrë kontrollin mbi jetën e saj.
Orari i mbështetjes në internet: 10:00 - 14:00
Identifikimi i përndjekjes është hapi i parë
Këto janë disa nga format më të shpeshta të përndjekjes. Nëse përjetoni ndonjë nga këto 10 sjellje alarmante në 2 situata të veçanta, jini të kujdesshëm:
Raporto përndjekjen dhe rifito kontrollin mbi jetën tënde. Mos harro se ka shumë njerëz të gatshëm dhe të aftë për të të ndihmuar!
Nëse i dalloni shenjat e përndjekjes në jetën tuaj, na shkruani përmes chat-it të mbështetjes në këtë faqe. Ne jemi këtu 4 orë në ditë, pesë ditë në javë.
Telefononi linjën telefonike SOS për gratë dhe fëmijët viktima të dhunës 080 111 111 dhe raportoni problemin, në mënyrë konfidenciale dhe anonime.
Nëse dyshoni se jeni viktimë e përndjekjes dhe mendoni se jeni në rrezik, telefononi menjëherë policinë në numrin 122!
Nëse jeni nën 18 vjeç, bisedoni me prindërit tuaj, kontaktoni shërbimin profesional të shkollës, policinë ose Qendrën për Punë Sociale.
Këshilla
Raporto çdo kërcënim, hyrje në shtëpi, banesë ose makinë, vjedhje të sendeve tuaja ose zhdukje të një kafshe..
Ruani provat! Përcillni mesazhet me tekst ose mesazhet zanore, foto apo prova të tjera të përndjekjes dhe kërcënimeve dikujt që i besoni.
Përndjekja është vepër penale në Mal të Zi. Lexoni sesi ligji në Mal të Zi e përcakton përndjekjen..